Ekipet e shpëtimit në Nepal janë duke kërkuar në një lumë për dy autobusë që u goditën nga rrëshqitja e dheut një ditë më parë të cilët po transportonin më shumë se 50 persona.
Tre të mbijetuar kishin notuar për të shpëtuar veten, por ekipet më pas nuk gjetën asnjë gjurmë të autobusëve.
51 pasagjerë konsiderohen të zhdukur dhe më shumë se 500 persona po marrin pjesë në operacionin e kërkimshpëtimit, raportoi AP.
Autobusët ishin në autostradën kryesore që lidh kryeqytetin e Nepalit me pjesët jugore të vendit, kur u goditën nga rrëshqitja e dheut të premten në mëngjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co