Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 ka zbuluar se sipas burimeve konfidenciale, dy deputetë të Lulzim Bashës mund t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.
Ai tha se një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar por se vijojnë negociatat.
Janë zbuluar gjithashtu edhe detaje në lidhej me sloganin e protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.
Nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.
Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.
Arsyet për të cilat do të mbahet protesta e 20 shkurtit:
Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co