01:11 – 31.01.2024
Erdhi momenti i nominimeve, me banorët që dhanë dy emra dhe dy arsye për personat që ata duan të nxjertin në televotim.
Nominimet ishin këto:
Albi: Gabriele, sepse ka një sjellje arrogante-rebele me banorët në përgjithësi. Sara, nuk më jep asgjë dhe e shoh shumë false.
Arta: Juli, sepse i bën ndonjëherë shaka që s’më pëlqejnë. Ilnisa, sepse nuk më pëlqyen fjalët që tha për Riken.
Heidi: Meritoni, sepse nuk më pëlqeu njëherë me Ilnisën, pastaj me Riken. Gabriele, nuk e di pse por më irriton si njeri.
Rike: Meri, sepse nuk më pëlqen me batutat që bën. Erjola, sepse e njoh më pak se të tjerët.
Ilnisa: Fationin, për arsye të cilat dua të krijoj një urë dialogu me atë. Gabriele, sepse i ka rezistuar dy televotimeve.
Romeo: Dea, sepse është ideatorja e një loje të pisët. Juli, për atë debatin që patëm, nuk më pëlqeu si përdori Bardhin, Vesën, besimin.
Bardhi: Meri, sepse më quajti dashnor i Sarës. Dea, sepse dua ta shoh në nominim.
Gazi: Ilnisën, për ato që dëgjova sot. Fationi, nuk është se kemi një marrëdhënie.
Fationi: Ilnisën, për debatet që kemi pasur. Gabrielen, sepse nuk e kam njohur akoma.
Gabriele: Fationi, sepse më pranoi sot që e ka prishur lojën. Juli, që vazhdon me mospërfilljen e vogël.
Erjola: Merin, sepse për faj të asaj humbëm lojën. Gabriele, nuk kam shumë afrimitet me të.
Olsi: Ilnisa, nuk më pëlqeu epitetin për Riken. Gazi, duke i marrë diskutimet që ai do humbet marrëdhëniet me ata që ka për lojë.
Dea: Ilnisa, sepse nuk më pëlqeu për atë që tha për Riken. Sara, sepse nuk më pëlqen loja e saj, mendoj se është mashtruese.
Egla: Sarën dhe Merin, sepse më zënë tualetin.
Juli: Meritoni, sepse ka vendosur te vendosë rregullat e veta. Fationin, sepse mori një vendim jashtë grupit te loja e fundit.
Elvisi: Meritoni, sepse nuk nominoj dot Ilnisën. Bardhi, sepse nuk ka marrë asnjë nominim, e di këtë.
Ledjona: Gazi, sepse më pëlqen kur është në nominim, ndryshon për mirë. Ilnisa, sepse ofendon femrat.
Roza: Ledjona, sepse nuk e meriton, vazhdon dhe më ofendon. Meri, sepse në përplasjen me Sarën, u ndjeva shumë familjare me atë sjellje.
Vesa: Ilnisa, sepse është shumë ngacmuese, anti-feministe. Deh Gabriele.
Meritoni: Fationi, për shkak të debatit që patëm. Julin, sepse dua ta shoh në nominim.
Meri: Sara, sepse siç u pa në video, nuk e kuptoj urrejtjen dhe mllefin. Meritoni, sepse ka një sjellje të çuditshme me femrat.
Sara: Dea dhe Erjola, sepse e di që njihen nga jashtë dhe mendoj se çdo gjkë është e stisur.
Graciano: Gazi, sepse kur nuk ka respekt për bukën nuk do ketë dhe për bvanorët. Olsi, të aktivizohet pak më shumë.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ndërkohë që spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co