Dy të dhëna nuk përbëjnë një fakt, por Roma e De Rossi-t siguroi fitoren e dytë radhazi, 6 pikë që i japin frymëmarrje ekipit kryeqytetas. Pavarësisht fitores, verdhekuqtë vuajtën jo pak në transfertë përballë Salernitana-s, një ndeshje ku hasën vështirësi, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku Candreva me shokë iu afruan golit të avantazhit në disa raste.
Momenti përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 51-të, ku Roma fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Dybala u tregua i saktë duke kaluar Romën në avantazh. Në të 66-tën ishte Pellegrini që i vetëm në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Salernitana u rikthye në lojë katër minuta më pas duke ngushtuar shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pa mundur t’i prishë festën De Rossit, me ekipin e tij që tashmë e sheh veten një pikë larg zonën Champions.
Nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë Marash Kumbulla, me qendërmbrojtësit kuqezi dhe përfaqësuesit e tij që janë të fokusuar për të gjetur një skuadër të re në këto ditë të fundit të merkatos. Në përfundim të ndeshjes, De Rossi nuk preferoi të ndalej tek individët, por vlerësoi lojën e shfaqur nga Lukaku dhe Pellegrini.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co