Pau Viktor është bërë personazhi kryesor i Barcelonë në miqësoret e verës në SHBA. Pas golit kundër Sitit, ai ka shënuar një dygolësh kundër Realit të Madridit në suksesin 1-2 në Nju Xhersi.
Ylli i ri i Barçës i ardhur nga “La Masia” ka shkëlqyer, duke hedhur kandidaturën për të fituar një vend në ekipin e parë me nisjen e sezonit. Pas triumfit kundër Realit, ai ka folur për mediat, pa e fshehur lumturinë e tij.
“Një vit më parë më thatë se do të shënoja dy gola kundër Kurtuasë në një ‘El Clasico’ në SHBA dhe nuk e besova. Jam shumë krenar për atë që po e bëj, kam gjithë jetën duke ëndërruar për këtë moment. Gjithsesi janë miqësore dhe e rëndësishme është të jap gjithçka në stërvitje”, tha ai.
Më tej ai shtoi: “Një ndeshje kundër Madridit nuk është miqësore, duhet ta fitosh gjithmonë”. Ai ka nënvizuar dhe lojtarin model në karrierën e tij. “E kam shumë të qartë, që është Mesi, ai që më ka udhëhequr, por nuk mund ta krahasoj veten me të. Kjo është e pamundur jo vetëm për mua, por për shumë lojtarë”, deklaroi Pau Viktor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co