Dy motra nuse në familjen Rugova, Blerta rrëfen njohjen me djalin e ish-presidentit të Kosovës: Mbajtëm kontakte në telefon! Lidhjen e zyrtarizuam në Vaktikan!

dy motra nuse ne familjen rugova blerta rrefen njohjen me djalin e ish presidentit te kosoves mbajtem kontakte ne telefon lidhjen e zyrtarizuam ne vaktikan





































Blerta Rugova ka rrëfyer historinë e njohjes me Ukë Rugovë, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Kosova.
blerta rugova

Ajo ka rrëfyer se janë takuar për herë të parë në fejesën e motrës së saj, Blerinës me vëllain e Ukës, Blerimin, duke u shprehur se janë të dyja nuse në familjen Rugova.

Blerta u shpreh në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama se pas njohjes në fejesë nisën kontaktet në telefon pasi të dy studionin në kontinente të ndryshme dhe më pas zyrtarizuan lidhjen në Vatikan.

“Blerina është martuar më përpara me Blerimin. Ajo është më e vogël se unë, por atje është nusja e madhe. Kemi ndërruar rolet, unë në familjen time jam më e madhe, ajo në familjen e burrit.

Jam njohur me Ukën në fejesën e Blerinës dhe Mendimit. Aty kemi nisur kontaktet, në atë kohë isha studentë në Vjenë, ndërsa ai në Amerikë. Për disa kohë i kemi mbajtur kontakte në telefon derisa zyrtarizuam lidhjen tonë në Vatikan në vitin 2009.

Roma njihet si qyteti i përjetshëm, kjo ka qenë një arsyeje dhe arsyeja tjetër është sepse i jemi falenderues shtetit italian që gjatë luftës i shpëtoi jetën familjes së presidentit Rugova, i ka tërhequr nga Kosova, kjo ishte arsyja pse zgjodhëm Romën”, tha ajo.

blerta rugova2

Blerta Rugova tregoi se të dy janë prindër shumë të përkushtuar të 3 fëmijëve të tyre të mitur.

“Si unë dhe Uka jemi prindër të përkushtuar, nga mëngjesi deri në darkë kur biem të flemë. E fillojmë ditën duke i dërguar fëmijët në shkollë bashkë, fëmijët Ana Sofia 11 vjeçe, Leka është 10 dhe Elizbeta është 9-vjeçe, i kemi shumë afër me njeri-tjetrin. Shkojmë i marrim bashkë dhe i dëgjojmë si kanë kaluar në shkollë, i dërgojmë në aktivitete sportive”, tregoi ajo.

blerta blerta rugova1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al