Lautaro Martinez është njeriu i gjesteve të jashtëzakonshme. Në fundin e ndeshjes Inter-Komo vrapoi drejt Markus Turamit për ta përqafuar dhe për ta uruar për golin e 12-të në kampionat duke qenë golashënues bashkë me Retegin.
Argjentinasi në këtë kampionat ka realizuar 5 gola në 15 ndeshje. Nuk e gjen dot rrjetën prej 554 minutash mes kampionatit dhe kupave dhe ka shënuar gjysmën e golave që ka shënuar vitin e kaluar në këtë pikë të kampionatit, kur kishte 17 gola. Por sapo ndeshja përfundoi, shkoi të takonte mikun e tij me numrin 9.
LUAJ NDRYSHE- Lautaro është munduar që të shpjegojë vetë motivin e mungesës së golave. “Këtë vit, roli im është ndryshe”. Më shumë i tërhequr për të ndihmuar skuadrën në qarkullimin e topit. Inzagi i ka thënë që të jetë i qetë dhe se golat do të vijnë shpejt, por tani janë 8 ndeshje radhazi që nuk feston një gol të tijin. “Demi” nuk ia ka dalë dot të gjejë rrjetën që nga 3 nëntori kundër Venecias. Në atë ditë shënoi në minutën e 65-të dhe doli nga fusha pas pak.
Nga ajo kohë vetëm tentativa të dështuara. Motivin e ka shpjeguar vetë ai dhe në fakt konfirmohet nga shifrat. Në krahasim me vitin e kaluar mesatarja e golave të pritshëm prej tij ka rënë në 0.36, në krahasim me 0.52. Ai godet shumë pak portën. Këtë herë 2.94 goditje mesatarisht për ndeshje me 3.56 në vitin e kaluar. Nuk ka pasur kurrë numra kaq të ulët që nga koha kur vesh fanellën zikaltër. Në sezonin 2022-2023 numri i goditjeve në kuadrat ka qenë 5 për ndeshje, ndërsa tani ka gjysmat.