Albion Marku dhe Fatjon Andoni janë dy mungesat e Dinamos për ndeshjen e sotme me Skënderbeun. Të dy këta lojtarë, siç ka pohuar trajneri Dritan Mehmeti një ditë më parë, kanë problem shëndetësore dhe nuk do të jenë në dispozicion të ekipit për këtë sfidë.
Vendin e Markut në të djathtë të mbrojtjes do ta marrë Jorgo Meksi, kurse në mesfushë pritet të aktivizohet nga minuta e parë dyshja e përbërë nga Gudiabi dhe Qefalija. Pjesa tjetër e formacionit blu është ajo e ndeshjeve të mëparshme, duke nisur me Salin në portë.
Behiratçe, Hoxha dhe Lorran do të plotësojnë mbrojtjen, kurse në sulm do të luajnë Vila dhe Zabërgja nga krahët, si dhe Denison pas Kaçorrit. Blutë nuk kanë asnjë lojtar të skualifikuar, ndërkohë që nga dëmtimi është rikthyer sulmuesi Patrik Bardhi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co