Bota Sport

Dy oferta në tavolinën e Partizanit, “zvarritet” shitja e Maget

dy oferta ne tavolinen e partizanit zvarritet shitja e maget




































Sa shumë po zvarritet çështja e Maget Gueje! Senegalezi pret të largohet, por klubi ende nuk ka dhënë “OK” për largimin e tij.

maget-derbi

Në adresën e Partizanit kanë mbërritur dy oferta zyrtare nga Venecia dhe Deportivo La Korunja. Klubi italian e ka vlerësuar Magetin 700 mijë euro dhe ka nisur një ofertë zyrtare me këtë vlerë. Partizani po heziton dhe kërkon një shifër më të madhe.

Italianët nga ana e tyre bazohen te fakti që Maget ka edhe një vit kontratë dhe kjo është mundësia e fundit për ta shitur me këto shifra. Deportivo La Korunja ka bërë gjithashtu ofertë zyrtare.

Klubi i La Liga 2 ofron një shifër prej 500 mijë eurosh, plus 40% të kartonit të rast rishitjeje. Partizani nuk e ka refuzuar këtë ofertë, e cila vijon të jetë e pranishme në tavolinën e presidentit Demi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts