Bota

Dy persona humbën jetën pasi u plagosën me armë zjarri në Velipojë, reagon policia: Autorë dy vëllezër, qëlluan pasi…

dy persona humben jeten pasi u plagosen me arme zjarri ne velipoje reagon policia autore dy vellezer qelluan pasi





































Policia e Shkodrës ka reguar pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në Velipojë, ku si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri, mbetën të vdekur shtetasit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

te shtena velipoje

Blutë bëjnë me dije se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit me inicial  E.F., dhe G. F., të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas infomacioneve parapraka nga policia, dy vëlleërit janë shpallur në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit   E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit  A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si  grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë,  Njësia Shkodër.

Njëkohësisht  është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts