Dy sulmues me çmimin e njërit, Milani me dopio-pykë për sezonin e ardhshëm

dy sulmues me cmimin e njerit milani me dopio pyke per sezonin e ardhshem

































Më shumë sesa kush, pyetja prej ditësh është sa. Dhe përgjigja, me sa duket, është dy për çmimin e njërit. Gjithmonë të fokusuar në kërkimin e qendërsulmuesit të së ardhmes, te Milani janë zhytur në të kaluarën duke u rikthyer në gjurmët e Romelu Lukakut, i kërkuar edhe verën e kaluar dhe ende duke u endur nëpër Londër, ku Çelsi vazhdon të mos e konsiderojë pjesë të projektit.

1000

Kështu që ideja mund të jetë e mirë, të punosh me “Blutë”, me të cilët marrëdhëniet kanë qenë të shkëlqyera prej disa kohësh, për huazimin e belgut dhe çlirimin e asaj që nevojitet nga buxheti për të garantuar Fonsekës dy sulmues të nivelit të lartë.

DYSHJA E RE – Po si do të jetë sulmi i Milanit? Lukaku, në fakt, dhe Gimenez, kuotat e të cilit janë dukshëm në rritje. Sulmuesi i Fejnordit është një profil mëse interesant, ai ka një kosto relative, midis 30 dhe 40 milionë dhe ka disa kohë që shënon vazhdimisht. Me pak fjalë, jo një lojtar për të ndërtuar apo për të vënë bast mbi të, por një garanci goli thuajse absolute. Nëse e merr, dihet se çfarë merr. Ashtu si për Lukakun, për të cilin numri i golave mund të ndryshojë, por është e sigurt që është dyshifror. Çka është një pikënisje mjaft e mirë. Pas kësaj diapazoni mbetet i gjerë, Lukaku, ishte në gjendje të shkonte shumë mbi njëzet gola, si dhe të ndalonte në 13 sezonin e kaluar. Në çdo rast, është një lojtar që vepron i vetëm, ka përvojë, sjell fizik në zonën e penalltisë, di si ta ndihmojë skuadrën të ngjitet dhe shokët e tij të përshtaten. Një dhuratë nga ky këndvështrim, për ata që duhet të planifikojnë një Milan që shikon përpara dhe kurrë mbrapa, me pak fjalë që di të sulmojë.

SITUATA – Po Gimenez? Pak a shumë si “Big Rom”-i, me karakteristika teknike ndoshta më të mira, por të njëjtën ligësi para portës. A mund të luajnë bashkë? Me një supozim, jo, por sezoni është vërtet i gjatë dhe domosdoshmërish do të duhet të ketë vend për dy lojtarë të aftë të alternohen pa rënë ndonjëherë niveli i lojës. Dy, jo një siç u përmend deri më tani. Dhe ky është lajmi sa i mirë aq edhe i madh. Është e qartë se ekziston ai kufi aspak i parëndësishëm midis të thënit dhe të bërit. “Djalli” po bën vlerësime dhe po hedh hapat e parë, por nuk e ka në dorë miratimin e askujt. Pra, Lukaku dhe Gimenez, por më pas lista e zakonshme e gjatë e vëzhguesve specialë, me bursë që përditësohet dita-ditës dhe që i largon e i afron më shumë. Pra në valle janë ende Sheshko, Girasi, David dhe Zirkze. Do të shohim si do të përfundojë. S’ka shumë ngut, por nuk duhet të ketë as shumë qetësi, sepse gjetkë, për shembull në Napoli, ka nga ata që do të kishin fjalët e duhura për të hedhur në erë projektin e Lukakut me kuqezinjtë dhe për t’i përzier sërish letrat. Apo jo Konte?6

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →