Dy të rikuperuar dhe dy jo! Ja si është situata e katër futbollistëve që u tërhoqën nga grumbullimi i Shqipërisë për dëmtim

dy te rikuperuar dhe dy jo ja si eshte situata e kater futbollisteve qe u terhoqen nga grumbullimi i shqiperise per demtim








































Kombëtarja shqiptare e futbollit ka luajtur në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve pa disa emra të rëndësishëm në radhët e saj. Trajneri Silvinjo u detyrua të bënte menjëherë ndryshime në listën fillestare të lojtarëve të grumbulluar, pasi katër futbollistë u tërhoqën për shkak dëmtimesh.

silvinjo kombetarja shqiperi

Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Keidi Bare as nuk udhëtuan drejt Shqipërisë. Kurse Manaj u paraqit në grumbullim, por u konstatua se dëmtimi që kishte nuk e lejonte të jepte kontributin e tij në fushë, ndaj edhe ai bëri prapakthehu në Turqi.

Këto javë pauzë duket se kanë ndihmuar dy prej këtyre lojtarëve pasi mediat spanjolle raportojnë se si Keidi Bare, ashtu edhe Marash Kumbulla, vlerësohen si në gatshëm për  ndeshjen dhe do të jenë të grumbulluar nga skuadrat përkatëse, Real Saragoza dhe Espanjol.

Ndryshe është situata e Berat Gjimshitit dhe Rei Manajt. Atalanta ka lënë jashtë listës edhe për këtë javë mbrojtësin kuqezi në Serinë A, ndoshta për ta rikuperuar për Ligën e Kampioneve. Ndërsa sulmuesi vazhdon stërvitjet individuale, gjë që do të thotë se do të duhet ende pak kohë për ta parë në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →