Të paktën dy persona kanë vdekur, pasi uragani Beryl goditi juglindjen e Teksasit, duke prerë energjinë elektrike për më shumë se 2 milionë banorë.
Moti ka sjellë shi të dendur dhe erëra të forta. Kur Beryl ka goditur për herë të parë Teksasin të dielën në mëngjes, ai u parashikua si uragan i kategorisë së parë, por se që atëherë është reduktuar tashmë si një stuhi tropikale.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se do të ketë në zonë erëra shkatërruese, deri në 38 cm shi dhe stuhi kërcënuese për jetën. Gati 1000 fluturime në aeroportin e Houston janë anuluar, shkruajnë mediat botërore.
Beryl slams the Texas coast with 80-100mph winds pic.twitter.com/lzPDjwfI6G
— Dallas Texas TV (@DallasTexasTV) July 8, 2024
Zyra e guvernatorit iu ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme banorëve, që të mos neglizhojnë stuhitë, që shkaktoi vdekjen e së paku 10 njerëzve disa ditë më parë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co