Dy turistë polakë aksidentohen me makinën e marrë me qira, tre persona të plagosur! Shkak, shpejtësia dhe lagështira në rrugë

dy turiste polake aksidentohen me makinen e marre me qira tre persona te plagosur shkak shpejtesia dhe lageshtira ne rruge




































Një aksident u regjistrua këtë të diel në autostradën Rrogozhinë-Lushnje pranë mbikalimit të fshatit Zhamë. Mësohet se një mjet tip Volkswagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet Renault.

aksident 1

Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata.

Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →