Dy vëllezër në Luz të Vogël gjatë një konflikti kanë plagosur me armë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën një 43 vjecar, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta.
Ai bëri të ditur se policia i ka identifikuar autorët e dyshuar dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Njoftimi nga Policia
Kavajë/ Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta një shtetas, Policia identifikon autorët dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.
Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co