Dy vite nga nisja e konfliktit me Rusinë, Kurti: Premtojmë mbështetje të palëkundur për Ukrainën

dy vite nga nisja e konfliktit me rusine kurti premtojme mbeshtetje te palekundur per ukrainen
dy vite nga nisja e konfliktit me rusine kurti premtojme mbeshtetje te palekundur per ukrainen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën teksa Kievi ka shënuar sot dyvjetorin e përballjes me agresionin rus.

Kurti ka thënë se përballë agresionit brutal rus, populli ukrainas ka rezistuar me sukses ndaj përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.

“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më pare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Ai ka theksuar se Kosova vlerëson përpjekjet e Ukrainës dhe premton mbështetjen e saj të palëkundur, “derisa fitorja të jetë e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →