Dy yje mund të sakrifikohen për 200 milionë euro, askush nuk është i paprekshëm te Milani

dy yje mund te sakrifikohen per 200 milione euro askush nuk eshte i paprekshem te milani
dy yje mund te sakrifikohen per 200 milione euro askush nuk eshte i paprekshem te milani

Me sezonin totalisht të dështuar, vetëm kualifikimi në Champions nuk mjafton, Milan po mendon për skuadrën e sezonit të ri. Kuqezinjtë, duke patur parasysh edhe financat, mund të pranojnë të privohen nga shërbimet e dy lojtarëve.

Askush nuk është i paprekshëm, madje mediat italiane bëjnë me dije se klubi nga Milano i ka vendosur çmimin portierin Maignan dhe mbrojtësit Theo Hernandez. Kushdo që është i interesuar për “gardianin” dhe francezin e prapavijës duhet të paguajë nga 100 milionë për secilin.

Dy lojtarët e Milanit pëlqehen shumë nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain mbi të gjitha, pa harruar skuadrat e pasura të Premier League. Çmimi i një transferimi të mundshëm të të dyve së bashku mund të shkojë jo pak, por 200 milionë euro (100 milionë euro secili).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →