Ashtu si në fushë, edhe jashtë sajë, në tregun e transferimeve, asgjë nuk është e sigurt. Paulo Dybala kishte bërë gati valixhet për të udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ishte përshëndetur me të gjithë në kryeqytet, por në mënyrë të pa pritur një statusi i tij në rrjetet sociale përmbysi gjithçka:
“Faleminderit Roma, shihemi të dielën”, shkroi Dybala, duke bërë që tifozët të shpërthenin në festë, madje me dhjetëra prej tyre shkuan në shtëpinë e argjentinasit duke festuar. Statusi i Dybala-s bëri xhiron në rrjet duke sjell edhe reagimin e shokëve të tij të skuadrës, të gjithë në delir për këtë vendim të tij. Në mënyrë të papritur, Dybala vendosi të qëndrojë në kryeqytet duke refuzuar një kontratë 3-vjeçare dhe 75 milionë euro.
Sipas mediave italiane, tre ishin arsyet pse Dybala refuzoi ofertën e sheikëve saudit: 1-dashuria e njerëzve në Romë, e tifozëve, që e kanë mbështetur pa kushte që nga dita e parë. 2-Mbështetja dhe kërkesa e shokëve të ekipit që të mos largohej. 3-Pavarësisht se bëhej fjalë për një ofertë që do ta mbulonte me para, nuk ishte e mirë formuluar, nuk ishte shumë bindëse as për lojtarin e as për shoqërinë.
Me Dybala që vendosi të qëndrojë, tani edhe merkato e Romës ndryshon. Drejtuesit e klubit do të punojnë për objektiva me kosto të ulët. De Rossi kërkon një anësor të djathë, një mbrojtës qendre, një anësor të majtë dhe një mesfushor.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co