Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se numri i punonjësve në administratën vendorë është thuajse dyfishuar.
Në një postim në Facebook ai ka sjellë në vëmendje një rast në Maliq, ku sipas tij në një pyll me 10 fazanë janë punësuar roje 14 persona.
Postimi i plotë:
A e dini ju që është gati dyfishuar numri i administratës në pushtetin vendor?
Isha në Maliq para pak ditësh. Është një vend atje që quhet Pylli i Fazanëve. Është legjendë, sepse 10 fazanë janë. Për 10 fazanë, ka vënë 14 roje, 14 rroga, 14 patronazhistë.
Shkoni në Maliq. Kjo situatë është kudo në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria është tretur në 10 vjet, por si ndodh që dyfishohet administrata?
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co