Dyndje lojtarësh të ofruar, Dinamo nuk nxitohet dhe merr kohë për të bërë zgjedhjet e duhura

dyndje lojtaresh te ofruar dinamo nuk nxitohet dhe merr kohe per te bere zgjedhjet e duhura

































Përveç atyre lojtarëve që drejtuesit e Dinamos duan të marrin në skuadër për sezonin e ardhshëm, sipas nevojave që ka grupi, ka edhe shumë lojtarë të tjerë që kryeqytetasve u janë propozuar.

DINAMO

Janë lojtarë shqiptarë, por më shumë të huaj, të ofruar nga menaxherë të ndryshëm. Ndonjëri prej tyre mund t’i interesojë realisht Dinamos, por në klubin blu nuk duan të nxitohen dhe kanë marrë kohë për të vendosur në fund.

Në skuadrën e Mehmetit në fakt ka shumë vende bosh, ka pasur shumë largime deri tani, ndërkohë që janë afruar sulmuesi Mandela dhe mesfushori Dita. Janë edhe 3-4 goditje të tjera të planifikuara, që do t’i jepnin Dinamos kualitetin për të pretenduar 4-shen e parë, por sigurisht që do të ketë edhe afrime të tjera për të kompletuar grupin. Për çdo lojtar në klubin kryeqytetas duan që të bëjnë vlerësimin e duhur përpara se të firmosin kontratën. Këto sezonet e fundit i kanë bërë drejtuesit e Dinamos të reflektojnë te kjo pjesë, për të mos bërë gabimet e së shkuarës. Për organizimin e skuadrës së re ata kanë kohë mjaftueshëm, prandaj dhe po ndjekin strategjinë e hapave të sigurt.

PISTAT – Drejtuesit e Dinamos po ndjekin pista të shumta lojtarësh për të përforcuar të gjitha repartet. Po shihen alternativa nga kampionati shqiptar dhe nga tregu ballkanas. Ndoshta java e ardhshme do të zbulojë ndonjë emër konkret si përforcim të radhës te Dinamo, ndërsa sipas planit të klubit, deri në fund të qershorit skuadra duhet të jetë kompletuar. Për momentin te Dinamo janë fokusuar edhe te riorganizimi i ekipeve të moshave, kur për sezonin e ri do të shtohet edhe U-21. Arjan Pisha dhe Erjon Xhafa janë dy “afrimet” e para në këtë drejtim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →