Bota

Dyshime mbi moshën dhe aftësinë mendore të Biden, zv. Presidentja e SHBA-ve: Jam gati për detyrën!

dyshime mbi moshen dhe aftesine mendore te biden zv presidentja e shba ve jam gati per detyren
dyshime mbi moshen dhe aftesine mendore te biden zv presidentja e shba ve jam gati per detyren

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kamala Harris tha se ajo është gati për presidencën në një intervistë javën e kaluar, mes shqetësimeve për moshën e Presidentit Biden.

“Jam gati të shërbej. Nuk ka dyshim për këtë,” tha Harris për Wall Street Journal kur u pyet për sfidën për të bindur votuesit se ajo është e gatshme për këtë detyrë.

Prokurori i posaçëm Robert Hur vendosi të mos ngrinte akuza kundër presidentit për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara, por raporti i tij mbi hetimin e cilësoi Biden si një “njeri të moshuar me kujtesë të dobët”.

Biden u përgjigj në një konferencë për shtyp të enjten, duke mbrojtur kujtesën dhe aftësinë e tij mendore për të shërbyer në Zyrën Ovale.

Megjithatë komentet në raport i shtuan shqetësimet e vazhdueshme nëse Biden, 81 vjeç, duhet të kandidojë për rizgjedhje për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Konkurrenti kryesor i Biden në garën presidenciale, ish-presidenti Trump, është 77 vjeç.

Një sondazh i Ipsos i kryer pas publikimit të raportit të këshilltarit special zbuloi se 86 përqind e amerikanëve mendojnë se Biden është shumë i vjetër për të shërbyer në detyrë.

Në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma – ose 59 për qind – mendojnë se si Biden ashtu si edhe Trump janë shumë të vjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts