Dyshime për një kandidat të ri për demokratët në SHBA, çfarë ndodh nëse Biden tërhiqet nga gara presidenciale

dyshime per nje kandidat te ri per demokratet ne shba cfare ndodh nese biden terhiqet nga gara presidenciale
dyshime per nje kandidat te ri per demokratet ne shba cfare ndodh nese biden terhiqet nga gara presidenciale

SHBA: Pas prezantimit të dobët në duelin televiziv të presidentit Biden po shtohen zërat për një kandidat të ri të demokratëve. Ndërkohë ka edhe disa të dhëna, që ai nuk e përjashton një tërheqje nga gara elektorale.

Pas performacës së tij shkatërrimtare në debatin televiziv javën e kaluar, presidenti Biden me sa duket për herë të parë ka folur me një të besuar për mundësinë e tërheqjes. SIpas informacioneve të New York Times, Joe Biden ka thënë, ai ndoshta nuk do të mund ta shpëtojë kandidaturën e tij, nëse ditët e ardhshme nuk do të arrijë ta bindë opinionin, se është i aftë të përballojë postin.

I besuari i Bidenit, i cili nuk dëshironte t’i përmendet emri, ka thënë: “Ai e di, se nëse ka edhe dy paraqitje të tjera si kjo e fundit, ne do të jemi ndryshe në fundin e fundjavës.” Biseda me të besuarin është sinjali i parë, që presidenti mendon serozisht për nëse do t ëjetë në gjendje ta marrë veten pas paraqitjes katastrofale në duelin televiziv me sfidantin Donald Trump.

Dyshim në kandidaturë? Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron

Shtëpia e Bardhë ka reguar menjëherë duke e hedhur poshtë si “absolut gabim” dhe pak më vonë citoi edhe Bidenin me fjalët, se: jam “drejtues i partisë demokrate. Askush nuk më zhvendos”. Zëdhënësit qeveritarë përpiqen prej ditësh të minimizojnë dëmin duke i relativizuar dyshimet mbi aftësinë e Bidenit për të përballuar presidencën – p.sh. ata po e bëjnë këtë duke punuar më shumë me shtypin. Për ditën e premte Biden ka deklaruar një intervistë me George Stephanopoulos në televizionin ABC News. Presioni ndaj Bidenit po shtohet dhe gjithnjë e më shumë po shprehen dyshime lidhur me shanset e kandidaturës së tij. Për herë të parë një demokrat kërkoi publikisht dorëheqjen e Bidenit. Kongresmeni Lloyd Doggett nga Teksasi tha, se po rrezikojmë seriozisht, që qeverinë ta merrë një bandë kriminelësh. Ai tha, se i heq kapelen presidentit Biden, po kam ndjesinë, që po vjen koha që ai të tërhiqet. Ende asnjë demokrat me ërmë nuk është shprehur publikisht, por presioni ndaj Bidenit po rritet ndjeshëm.

New York Times citon në një artikull tjetër pa përmendur me emër një tjetër punonjës të presidencës, i cili tregon për një sërë situatash nga javët e muajt e kaluar, në të cilat presidenti Biden duket i dobët, i papërqendruar, e ndonjëherë si i mpirë. Vëzhguesit politik po presin tani sondazhet, që mund të japin qartësi se sa do të jenë kuotat e pranimit në popull në SHBA për Bidenin president. Nëse rezultatet – veçanërisht në shtetet e rëndësishme swing – do të jenë ekstremisht negative, mund të ndryshojë qendrimi tek demokratët. Qysh tani po debatohet në radhët e demokratëve, nëse do të duhet ta këmbejnë kandidatin 81 vjeçar me një tjetër kandidat. Kjo do të ishte e mundur, por edhe shumë e ndërlikuar.

Kush mund ta zëvendësojë Bidenin?

Aspirantë për presidencën ka mjaft. P.sh. diskutohet për guvernatorin e Kalifornisë dhe të Miçiganit, Gavin Newsom dhe Gretchen Whitmer. Edhe JB Pritzker, guvernatori i Illinoisit është një opcion. Që të tre ndërkohë nuk i kanë nxjerrë në pah ambicjet e tyre. Por vazhdimisht lakohet edhe emri i zëvendëspresidentes Kamala Harris. Disa demokratë me influencë mendojnë, se 59 vjeçarja nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë në kërkimin e një kandidati të ri. Emërimi i saj si kandidate do të kishte avantazhe të shumta. Jo vetëm se ajo mund të marrë të gjithë shumën e donaacioneve, që ka mbledhur ndërkohë Biden gjatë fushatës, por ajo mund të përdorë edhe të gjithë infrastrukturën elektorale. Emri i saj është më i njohuri ndër zgjedhësit, e tek e fundit më 2020 ajo ka bërë fushatë bashkë me Bidenin.

Por kundër Kamala Harris deri tani flasin kuotat e dobëta në sondazhe, shumë më poshtë se ato të Bidneit. Kjo mund të ndryshojë nëse Biden tërhiqet nga kandidatura. Ndërkohë Biden do të vazhdojë paraqitjet në veprimtaritë elektorale të planifikuara. Ai disa herë ka deklaruar deri më sot, se nuk do të tërhiqet. Gjatë javës ai do të vazhdojë konsultat me kongresmenët. Ditët e ardhëshme ai do të ketë paraqitje në fushatat elektorale në Wisconsin dhe Pensilvani. Javën e ardhëshme në samitin e NATO-s në Uashington, Biden do të mbajë një konferencë shtypi./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →