Shqiperia

Dyshimet për tradhti/ “Ia kam blerë unë!”, si i shkrumboi 41-vjeçarja makinën të dashurit në Durrës, bashkë me të vëllanë… (Detajet)

dyshimet per tradhti ia kam blere une si i shkrumboi 41 vjecarja makinen te dashurit ne durres bashke me te vellane detajet
dyshimet per tradhti ia kam blere une si i shkrumboi 41 vjecarja makinen te dashurit ne durres bashke me te vellane detajet

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes në Durrës, ku një 41-vjeçare, me ndihmën e vëllait dogjën një makinë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar sëfundmi se partneri komunikonte me të tjera. Ndonëse 41-vjeçarja jetonte në Itali ku kishte dhe një qendër estetike, ndërsa me të ardhurat e fituara nga puna kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar.

Siç raporton Haxhiaj, Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj, në bashkëpunim me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. Madje ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por ngjarja në fjalë është parandaluar.

Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35-vjeçari me inicialet M.S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts