Dyshimet për vjedhjen e mbi 50 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit, Bledi Çuçi pyetet mbi 1 orë në Prokurorinë e Beratit, socialisti: Njohja ime me Erjon Zylyftarin

dyshimet per vjedhjen e mbi 50 tone metaleve ne kombinatin e policanit bledi cuci pyetet mbi 1 ore ne prokurorine e beratit socialisti njohja ime me erjon zylyftarin
dyshimet per vjedhjen e mbi 50 tone metaleve ne kombinatin e policanit bledi cuci pyetet mbi 1 ore ne prokurorine e beratit socialisti njohja ime me erjon zylyftarin

Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi, u thirr sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit. Çështja që është regjistruar si procedim penal në vitin 2022, për “shpërdorim detyre”, ky i dyshuari kryesor është ish/drejtori i Kombinatit dhe njëherësh kryetar i PS-së Poliçan, Erjon Zylyftari dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

[embedded content]

Bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, ndërkohe që janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik, për të cilat është vënë në dijeni asokohe edhe Ministria e Mbrojtjes. Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të viti 2020, kur Kombinati i Armëve në Poliçan u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh nga ky kombinat.

Pasi qëndroi 1 orë e 10 minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Beratit, ku ishte thirrur nga Prokurori Eni Çulli, në dalje Blendi Çuçi ka thënë: “Isha thirrur për të dëshmuar për disa rrethana që prokurori mendon që unë jam në dijeni. Ka të bëj nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftari, pra kryetarin e Partisë Socialiste të Poliçanit apo jo dhe a e kam takuar ndonjëherë apo jo”. Burime të brendshme në Prokurorinë e Beratit bëjnë me dije se, duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim, nëse do t’i kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut apo jo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →