Bota Lifestyle

Dyshimi për spiunazh nga Kina/ Kongresi amerikan detyron punonjësit të fshijnë aplikacionin TikTok nga celularët

dyshimi per spiunazh nga kina kongresi amerikan detyron punonjesit te fshijne aplikacionin tiktok nga celularet
dyshimi per spiunazh nga kina kongresi amerikan detyron punonjesit te fshijne aplikacionin tiktok nga celularet

Stafi i Kongresit amerikan do të detyrohet të heqë aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre qeveritarë deri më 15 gusht, pasi ligjvënësit vendosën për të goditur ByteDance në pronësi të partisë Komuniste Kineze këtë vit.

Legjislacioni për ndalimin e aplikacionit nga pajisjet federale u nënshkrua në ligj nga Presidenti Joe Biden në dhjetor 2022.

Këtë vit, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë u bashkuan për të ndaluar funksionimin e TikTok në SHBA nëse nuk largohet nga ByteDance deri në mes të janar 2025.

Kompania ka paditur qeverinë amerikane duke e akuzuar atë për shkeljen e të drejtave të Amendamentit të Parë, duke u përpjekur të “heshtin 170 milionë amerikanët” që përdorin aplikacionin e mediave sociale.

Projektligji u miratua me shumicë dërrmuese nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Biden më 24 prill, duke i dhënë ByteDance deri më 19 janar për të shitur TikTok ose do të përballet me një ndalim.

Ajo u nxit nga shqetësimet se Kina mund të përdorte aplikacionin për të hyrë në të dhënat e përdoruesve amerikanë.

“Duke filluar nga 15 gushti 2024, Zyra e CAO e Sigurisë Kibernetike do të inicojë bllokimin dhe heqjen e të gjitha produkteve ByteDance nga të gjitha pajisjet dhe dyqanet e aplikacioneve të menaxhuara nga Shtëpia”, shkroi Shefja Administrative Catherine Szpindor në një njoftim për stafin.

“Aplikacionet ByteDance ”NUK LEJOHEN” në asnjë pajisje zyrtare”, thuhet në njofitm.

TikTok e ka bërë të qartë se ByteDance nuk është i interesuar të shesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts