Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Me urdhër të SPAK u bë ekzekutimi i masës së arrestimit për Zarkën dhe për ish-oficeren e OPGJ-së, shtetasen E. Dautaj, si dhe avokatin me inicialet R.Çela.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co