Bota

Dyshohet se hodhi në erë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, shpallet në kërkim zhytësi ukrainas

dyshohet se hodhi ne ere tubacionet e gazsjellesit nord stream shpallet ne kerkim zhytesi ukrainas

Një nga autorët e dyshuar të hedhjes në erë të gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 është shpallur në kërkim nga autoritetet europiane.

Bëhet fjalë për ukrainasin që jeton në Poloni, sikundër raportojnë mediat gjermane, por që ende nuk është arritur të kapet nga autoritetet.

I dyshuari thuhet se është instruktori i zhytjes Volodymyr Z. Ai thuhet se ka qenë pjesë e skuadrës së zhytjes që hodhi në erë pjesë të tubacioneve të gazsjellësit më 26 shtator 2022. Polonia konfirmoi marrjen e urdhrit të arrestit të mërkurën.

2dec557a47b5dcaff61388100fd9838e,a6c6c1cb
2dec557a47b5dcaff61388100fd9838e,a6c6c1cb

Hetuesit supozojnë se ukrainasi tani është larguar nga Polonia.

Një zëdhënëse e Prokurorisë Publike Federale fillimisht nuk i komentoi raportet të mërkurën: “Kërkoj mirëkuptimin tuaj që ne përgjithësisht nuk komentojmë raportet e mediave dhe nuk komentojmë urdhër-arrestet”.

I dyshuari në një bisedë të mëparshme me media i ka mohuar akuzat. Ai shprehu habinë dhe mohoi që ai dhe zhytës të tjerë të kishin vendosur mjete shpërthyese në tubacione.

9833c0a40dffec3c323265d4a2a47b73,976d1c0
9833c0a40dffec3c323265d4a2a47b73,976d1c0

Në shtator 2022, tubacionet ruse Nord Stream I dhe II shpërthyen në Detin Baltik.

Në shtator 2022 – gjashtë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës – katër rrjedhje të mëdha gazi u zbuluan në dy tubacionet Nord Stream në ishullin danez të Bornholm dhe në bregdetin jugor suedez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts