Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale! Sekuestrohen mbi 313 mijë euro në doganën e Muriqanit, ishin fshehur në tavanin dhe bagazhin e Benz-it

dyshohet se jane perfituar nga veprimtari kriminale sekuestrohen mbi 313 mije euro ne doganen e muriqanit ishin fshehur ne tavanin dhe bagazhin e benz it








































Një 36-vjeçar është arrestuar në doganën e Muriqanit, pasi akuzohet se tentoi të fuste në Shqipëri 331 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

muriqan

Panorama.al bën me dije se i arrestuari është Fadil Halmusaj. Ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë shtetasi P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë operacionit “Zinxhiri”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.

Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Njoftimi i policisë

PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për goditjen e një rasti të mosdeklarimit të parave që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Për këtë rast u arrestua shtetasi F. H., 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.  Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →