Hetuesit policorë, në bashkëpunim dhe me autorizim nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë arrestuar sot, të dyshuarin T.P., me kombësi serbe, për shkak të dyshimeve për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.
Ky krim është i sanksionuar nga neni 142 i lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (e njohur më tej si “LP-RSFJ”), i cili ishte në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.
Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, “i dyshuari, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë, rreth marsit të vitit 1999, në Komunën e Istogut, është akuzuar për kryerjen e disa veprave penale, duke përfshirë plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile.”
Me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar dhe është nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, dhe do të paraqitet përpara Gjyqtarit të Procedurës Paraprake brenda afatit ligjor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co