Dyshohet se mori ryshfet, dërgohet për gjykim në GJKKO vëllai i ish- presidentit Bujar Nishani

dyshohet se mori ryshfet dergohet per gjykim ne gjkko vellai i ish presidentit bujar nishani
dyshohet se mori ryshfet dergohet per gjykim ne gjkko vellai i ish presidentit bujar nishani

Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani është dërguar për gjykim nga GJKKO për korrupsion.
Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Bashkë me të kaluan në gjykim dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjencie, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Bocci. Sipas prokurorisë së posaçme, në vitin 2020 tre zyrtarët e AKM kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekësh nga dy mjekët e Balloma e Bocci. Kjo me qëllim të mos gjobiteshin për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të mjedisit nisi pas kallëzimit të mjekëve

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →