Policia në Mallakastër njofton se ka proceduar për zjarrvenie një 34-vjeçar.
Dyshohet se 34-vjeçari i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit Cërrilë.
“Mallakastër
Dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, procedohet penalisht 34 vjeçari.
Pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.
Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.
Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co