Dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse/ Gjykata cakton masë ndaj një mësuesi

dyshohet se sulmoi seksualisht nje nxenese gjykata cakton mase ndaj nje mesuesi
dyshohet se sulmoi seksualisht nje nxenese gjykata cakton mase ndaj nje mesuesi

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një mësues të një fshati në Kaçanik. Ai dyshohet se në objektin shkollor më 28 gusht kishte sulmuar seksualisht një nxënëse nën moshën 16-vjeçare.

Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte kërkuar masën e paraburgimit për mësuesin R.Xh., por gjykata vendosi që t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara ia zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri ia shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet nga gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co