Dyshohet se vrau 84-vjeçaren greke për “trastën me para”, arrestohet shqiptarja! Pista e hetimit

dyshohet se vrau 84 vjecaren greke per trasten me para arrestohet shqiptarja pista e hetimit





































Një emigrante shqiptare ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar greke rreth moshës 84 vjeç.

jjjjjjjjjjjjjj

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja kishte lidhje të ngushtë me viktimën, pasi emigrantja e ndihmonte të moshuarën me punët e shtëpisë dhe pazaret.

Në shtëpinë e të moshuarës kishin akses të lirë gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët e shqiptares.

Kjo ka bërë që policia të dyshojë se autor i vrasjes të jetë shqiptarja.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.

“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjja”, tha fqinja e të moshuarës.

E moshuara u gjet e pajetë nga fëmijët e saj, të cilët ishin shqetësuar për të, pasi kjo e fundit kishte ditë që nuk u hapte telefonin. Për pasojë ata i shkuan në shtëpi dhe e gjetën të vdekur me plagë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →