Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24, tha se kjo sërë pyetjesh që Prokuroria duhet t’u japë sqarime në lidhje me investimin strategjik të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Artan Gaçi.
“Gaçi është marrë në pyetje si person që ka dijeni nga Prokuroria e Posaçme. Deri tani nuk është regjistruar emri i tij si person nën hetim. Ligji është i qartë për investimet strategjike. Nëse rezulton që gjatë këtij investimi strategjik prona të jetë marrë me dokumente të falsifikuara, duhet automatikisht që të hiqet statusi. Kjo më bën të dyshoj që arrestimi i z.Goro është thjesht prerja e një segmenti për ta stopuar hetimin.
[embedded content]
Prokuroria duhet të shohë për paratë që po investohen. Duhet të hetohet për të parë edhe rolin e kunatës së zonjës Xhaçka. Si mundet që një shtetase amerikane, e cila ka marrë për dekada një pjesë të bregdetit mjaft të lakmuar në Shqipëri. Për të parë sa miliona janë hedhur. Pra janë të gjitha pikat që duhet të sqarohen nga ana e Prokurorisë”, theksoi ajo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co