Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.
Ai më tej shprehet se Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sipas Bashës distancimi nga kreu i PL dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për t’u ndarë nga korrupsioni.
Postimi i Bashës:
Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.
Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co