Bota Shqiperia

“E-albania, telefon i prishur, të plas shpirtin”- Sali Berisha: Do të rikthejmë zyrat e informacionit me qytetarët

e albania telefon i prishur te plas shpirtin sali berisha do te rikthejme zyrat e informacionit me qytetaret













































Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi rikthimin e zyrave të informacionit, pasi sipas tij platforma e-albania nuk funksionon.

sali berisha

Gjatë një takimi me banorët në Baldushk, Berisha tha se e-albania është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim.

Ai tha se kjo platformë do të modernizohet, por edhe zyrat e informacionit do të jenë prezente për qytetarët.

“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me e-albania. E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan. Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në e-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts