Bota Sport

E ardhmja e Brojës si telenovelë, trajneri i Ipsuiçit zbulon situatën me sulmuesin shqiptar

e ardhmja e brojes si telenovele trajneri i ipsuicit zbulon situaten me sulmuesin shqiptar





































Nuk kanë fund seritë e telenovelës “Broja” U duk se një marrëveshje për transferimin e Armando Brojës te Ipsuiç ishte mbyllur, por për momentin kjo lëvizje ka ngecur. 

MixCollage-27-Aug-2024-01-33-PM-1803

Detaje zyrtare nuk janë zbuluar, ndërsa dy klubet angleze vazhdojnë të jenë në bisedime për mbylljen e një marrëveshje. 

Në lidhje me këtë, së fundmi ka folur edhe trajneri i Ipsuiç, Kieran McKena, i cili konfirmoi bisedimet dhe deklaroi se nuk duhet të aludohet për problem në vizitat mjekësore, përderisa nuk ka njoftim zyrtar për këtë. 

“Me Armandon kemi folur. Klubi është në bisedime me Çelsin, por unë nuk jam në dijeni se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit. Po zhvillohen negociata dhe të shohim së çfarë do të ndodhë para të premtes. Probleme në vizitat mjekësore? Nuk duhet të flitet për ndonjë thashethem tjetër, derisa diçka të konfirmohet zyrtarisht.” 

I pyetur nëse është optimist se transferimi i Brojës do të realizohet, McKena u shpreh: “Të jem i sinqertë, unë jam optimist për të mërkurën në mbrëmje.” 

Fillimisht u raportua se Çelsi dhe Ipsuiç kishin rënë dakord për transferimin e Brojës, në huazim për një sezon, me detyrim blerje për 30 milionë euro, nëse sigurohet mbijetesa. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts