Sport

E ardhmja e Didier Deschamps, Franca merr vendimin për trajnerin

e ardhmja e didier deschamps franca merr vendimin per trajnerin
e ardhmja e didier deschamps franca merr vendimin per trajnerin

Didier Deschamps do të jetë në krye të kombëtares së Francës, deri në Botërorin 2026. Konfirmimi ka ardhur nga Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Diallo. “Nuk shoh asnjë arsye për ta vënë në dyshim atë” – tha Diallo.

Trajneri Deschamps po kritikohet së shumti, sidomos pas eleminimit të parakohshëm nga Europiani. 55 vjeçari numëron 159 ndeshje në pankinë, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.11 pikë për ndeshje.

Me të në stol, “gjelat” fituan Botërorin në 2018 dhe Ligës së Kombeve në 2021, ndërsa s’mund të lihet pa përmendur fakti se ekipi ka shkuar në finale në Euro 2016 dhe Botëror 2022. Ndeshjet e radhës së Francës janë të vlefshme për Nation League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts