Fali Ramadani është gati që të zbarkojë në Itali dhe takimi mes të martës dhe të mërkurës pritet që zbardhë diçka më shumë mbi të ardhmen e Federiko Kiezës.
Menaxheri i sulmuesit të Juventusit ka shumë kërkesa për klientin e tij, ndonëse Roma ka kaluar në krye të listës së dëgjesave, duke qenë se edhe dëshira e Kiezës është ajo që të qëndrojë në Itali nëse largohet nga Torino, ndonëse s’përjashton as pistat e huaja.
Por risia që lidhet me takimin e mesjavës së ardhshme është se Fali Ramadani do t’i kërkojë Romës të njëjtën pagë që po negocionte me Juventusin, përpara se bisedimet për rinovim të ndaleshin, 7 milionë euro neto në sezon. Këtë shifër ndoshta Roma mund ta përballojë, duke qenë se ishte pak a shumë ajo që fitonte Lukaku, para largimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co