Merkatoja e Torinos nuk është ende e mbyllur, përkundrazi deri në fund do të ketë tentative për të forcuar ekipin e Paolo Vanolit. Te torinezët nuk përjashtohen edhe disa lëvizje në sulm, pasi me një largim në mundshëm të Sanabrias, klubi i Serisë A do të vihet pas Xhovani Simeones.
Duke konsideruar edhe një ikje të Pelegrit, emri që del në skenë është Kristian Shpendi i Çezenës. Kështu të paktën raporton “tuttomercatoweb” në lidhje me sulmuesin e Shpresave, i cili e bëri një nisje fantastike të sezonit, duke shënuar 2 gola.
Megjithatë, ai ka rënë dakord me klubin e Çezenës për një përmirësim të kushteve të kontratës, lëvizje kjo që e komplikon një kalim në veriun e Italisë, gjithsesi nëse Torino do të ofrojë një shumë tunduese atëherë gjithçka është e mundur.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co