E bujshme! Benzema nuk do Piolin te Al-Itihad, detyron presidentin e klubit të japë dorëheqjen

e bujshme benzema nuk do piolin te al itihad detyron presidentin e klubit te jape doreheqjen



































Kaos te Al-Itihad dhe për këtë shkaktar bëhet përsëri Karim Benzema. Sulmuesi francez, pasi ka larguar nga drejtimi me radhë Nunjo Santo dhe Marcelo Gajardo, tani duket se është kundër emërimit të Stefano Piolit në pankinën e këtij klubi, duke bllokuar gjithçka.

pioli-600x339

Pioli kishte gjetur prej kohësh akordin me klubin saudit dhe pritej vetëm zyrtarizimi i tij. Por gjithçka ka mbetur në vendnumëro pasi prapaskenat që zbulohen nga mediat saudite, tregojnë se është sulmuesi francez ai që po bëhet pengesë.

Portali “Aaësat” bën të ditur se presidenti i klubit, Loai Nazet, kishte kontaktuar prej kohësh me Piolin, kishte akordin verbal në çdo detaj të mundshëm me të dhe ishte gati ta prezantonte që me 4 korrik. Por në këtë moment kishte ndërhyrë Benzema, i cili kishte bërë të qartë se nuk pëlqente të punonte me italianin dhe se trajneri i duhur për Al-Itihad ishte Kristof Galtie.

Një situatë që nuk u pëlqeu drejtuesve dhe kishte shtyrë presidentin e klubit që të paraqiste dorëheqjen para Ministrit të Sportit, meqë klubi në fjalë është në varësi të tij. Vendimi i Ministrit do të jetë ai që do të përcaktojë nëse do të ketë të drejtë Benzema apo drejtuesit e klubit, në një situatë kaotike që ka mbërthyer klubin dhe që duket se bën të pamundur firmën e Piolit pasi mbijetesa me yllin francez në këto kushte do të ishte e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co