Drejtuesit e Cagliarit, pasi morën nga Egnatia portierin Alen Sherri, duket se do të provojnë të sjellin në Sardenjë një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses tonë dhe të Rubin Kazan, Mirlind Daku. Drejtuesit sardë janë të bindur se duhet të ndërhyjnë në merkato për të gjetur disa përforcime për ekipin, mes tyre edhe një sulmues që do të garantojë golat në sezonin e ri në Serinë A.
Sipas mediave italiane flitet se drejtuesit e Cagliarit në muajin korrik, i bënë një ofertë prej 3 milionë eurosh Rubin Kazanit, skuadrës ku aktivizohet momentalisht Daku.
Kjo ofertë u refuzua kategorikisht nga klubi rus, i cili pretendonte më shumë për shqiptarin, ndërsa siç raporton “RPL Sky”, Cagliari nuk është dorëzuar dhe ka dërguar një tjetër ofertë të përmirësuar për Dakun drejt Rusisë.
Rubinit i janë ofruar 5 milionë euro direkt plus 3 milionë euro në formë bonusesh ku përfshihen numri i ndeshjeve, golat dhe asistet që sulmuesi do të regjistrojë. Nga sa raportohet, oferta nuk është e keqe, por akoma nuk ka bindur drejtuesit e Rubin Kazanit, të cilët duan me gjithë bonuse të arrijnë shifrën e 10 milionë eurove.
Për momentin situata është në këtë pikë dhe pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrin te Rubini, ndërsa për Dakun kalimi në një kampionat si Seria A do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co