Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni është bërë çështje te Granada për shkak se një skuadër FC Austin nga MLS (SHBA) është e interesuar për shërbimet e tij. Beratasi ka refuzuar të stërvitet me skuadrën e tij dhe kërkon rritje page. Lajmi është bërë i ditur nga Marca, por është konfirmuar edhe nga trajneri i Granadas, Fran Eskriba.