Sport

E bujshme nga Italia! Milani ndryshon mendje për drejtorin sportiv, Igli Tares i hapet drita jeshile

e bujshme nga italia milani ndryshon mendje per drejtorin sportiv igli tares i hapet drita jeshile













































Dukej gjithçka e kryer, por në Itali kanë zbuluar se Fabio Paratiçi mund të mos jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Negociatat mes palëve kanë frenuar dhe tashmë në skenë rikthehen emrat e vjetër.

Screenshot 2025-04-04 120556

Bëhet fjalë për Igli Taren dhe Toni D’Amiko. Tare ishte dëshira e Zlatan Ibrahimoviç, por në zgjedhjen e mëparshme të Milanit mbizotëroi dëshira e Xhorxho Furlanit.

Ky i fundit loboi për ish-drejtorin sportiv të Juventusit, Paratiçi, i cili është aktualisht i dënuar në Itali për plusvalencat. Kjo shikohet si arsyeja kryesore, që ka penguar negociatat. Paratiçi rrezikon dënime të tjera dhe në rast se ndodh, Milani do të dëshironte që të kishte zgjidhje të menjëhershe të kontratës.

Koha po ashtu nuk premton, pasi merkato e verës po afron. Kështu Tare po konsiderohet një alternativë konkrete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts