Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli.
Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.
Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës.
Media italiane bëjnë me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit. Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co