Një armë sekrete amerikane e quajtur ‘Manta Ray’ është parë nga përdoruesit në Google Earth.
Imazhet satelitore që shfaqin dronin nënujor të ankoruar në portin detar Port Hueneme në Kaliforni u bënë virale të dielën, përpara se disa përdorues të mediave sociale të thoshin se imazhet satelitore ishin hequr dhe zëvendësuar me ato që njerëzit besonin se ishin varka të modifikuara.
Megjithatë, imazhet satelitore të anijes mund të shihen në Google Earth. Ajo mori emrin pas krijesës së detit për shkak të trupit të saj në formë diamanti dhe krahëve të ngjashëm me ato të një peshku, që përdoret për zbulimin e kërcënimeve nënujore dhe është projektuar nga Northrop Grumman Corporation.
Droni nënujor është pjesë e një projekti të marinës amerikane për të zhvilluar një klasë të re dronësh nënujorë, të cilët janë të aftë të kryejnë misione shumë më të gjata.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co