Sezoni sapo ka nisur, por ka shumë lojtarë të cilët dëgjojnë emrin t’u përmendet për çështje merkatoje.
Mes tyre është edhe Zhyl Kunde që në orët e fundit përflitet për një kalim te Arsenali gjatë merkatos së dimrit me anglezët që thuhet se do të ofrojnë 50 milionë euro.
Nevoja për para e Barcelonës mund të tundojë drejtuesit, por nisja e shkëlqyer e sezonit nga ana e francezit detyron këdo për reflektime. Vetë lojtari nuk ka dashur t’i komentojë këto zëra, teksa dje ka qenë krah trajnerit Hansi Flik në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së sotme ndaj Monakosë.
“Nuk më intereson se çfarë thuhet. Vëmendja ime është e gjitha te Barcelona dhe tek ndeshja e radhës ku duam t’i japim vijimësi ecurisë që kemi pasur në javët e fundit “, ka deklaruar Kunde.
PANORAMASPORT.AL