Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, një nga lojtarët më të mirë të klubit madrilen këtë sezon, shprehu dëshirën e tij për të qëndruar gjatë te Los Blancos.
“E dua shumë këtë klub. Shpresoj të qëndroj gjithmonë këtu. Shpresoj që e ardhmja ime të jetë gjithmonë këtu. Ancelotti? Ai është si një baba për mua” – Tha Rodrygo.
23-vjeçari ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Ai po luan sezonin e pestë në Madrid, ndërsa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Santos.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co