Një ngjarje e rëndë është shënuar në Essex të Britanisë, ku një grua ka gjetur vdekjen pasi është sulmuar nga dy qen.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi në fuqi hyri ligji për ndalimin e qenve në ambientet publike.
Gruaja ka mbetur e plagosur rëndë pas sulmit të qenve, por edhe pse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve, duke ndërruar jetë.
Pas vdekjes së gruas, policia ka arrestuar pronarin e qenve, ndërsa kanë nisur hetimet.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co