Rojet kufitare në SHBA kanë identifikuar një kamion nga Meksika që transportonte metamfetaminë me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë.
Droga ishte e fshehur brenda pakove të mbështjella me plastikë të lyer me dy nuanca të gjelbra, që i ngjante shalqinjve dhe ishte vendosur mes shalqinjve të vërtetë, për të mos u kuptuar.
Sipas BBC, ngarkesa përmbante më shumë se dy ton metamfetaminë, ose gjithsej 1220 pako.
Transporti me fruta është një metodë e zakonshme për tregtarët e drogës. Ata zakonisht në të shumtën e rasteve kanë përdorur kontejnerët me banane, por policët kanë gjetur drogë edhe në kontejnerët me djathin Gouda dhe avokado.
Droga u gjet një javë pasi zyrtarët në të njëjtin vendkalim kufitar zbuluan rreth 300 kilogramë metamfetaminë në një ngarkesë selino.
Metamfetamina, e njohur gjithashtu thjesht si met, është një stimulues i fuqishëm dhe që krijon varësi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co